Lionel Messi e ka nisur një jetë modeste në Paris, por rezulton se edhe driblimet e argjentinasit nuk kanë qenë aq të shpeshta apo aq të suksesshme këtë sezon sa mund të prisnit.
Të dhënat e reja, në fakt, e vendosin argjentinasin jashtë 50 dribluesve më të mirë në botë, gjë që ndoshta nxjerr në pah sesi 34-vjeçari e ka përshtatur lojën e tij vitet e fundit.
Me vetëm tre gola në tetë ndeshje për PSG-në këtë sezon, dhe asnjë në Ligue 1, është e drejtë të thuhet se ai ende nuk e ka ndezur motorët në kryeqytetin francez.
Statistikat më intriguese në lidhje me PSG-në nga të gjitha është se Messi nuk ka regjistruar as asistim deri më tani për klubin e tij të ri.
Sipas matjeve të paraqitura nga Observatori i Futbollit “CIES” , ish-ylli i Barçës nuk ka qenë as në mesin e 50 dribluesve më të mirë këtë sezon.
CIES publikoi së fundmi një renditje gjithëpërfshirëse, e cila tregon numrin e driblimeve të përfunduara nga një lojtar për 100 minuta lojë.
Për zhgënjimin e shumë tifozëve, Messi as nuk e thyen top 50-shen – pavarësisht se është ndoshta dribluesi më i madh më i mirë në historinë e futbollit.
Lojtarët e tjerë që futen në top 50 përfshijnë bashkëlojtarët te PSG si, Kylian Mbappe (10) dhe Neymar (5), si dhe Vinicius Junior i Real Madrid (11) dhe ylli i Bayern Leroy Sane (24).