Seancë e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve

Shkup, 16 nëntor – Komisioni kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve sot do ta mbajë seancën e dhjetë.

Në rend dite të kësaj seancë janë: Raporti i i Prokurorit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për masa të veçanta hetuese në vitin 2020, Plani i shqyrtuar vjetor financiar për vitin 2021 i Agjencisë operative-teknike për mjetet nga kompensimet e Agjencisë për komunikime elektornike dhe Plotësimi i Planit të shqyrtuar vjetor financiar për vitin 2021 të Agjencisë operative-teknike për mjetet nga kompensimet e Agjencisë për komunikime elektornike.