Vepër e re penale: “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka bërë të ditur sot se po punohet për inkorporomi e një vepre të re penale në Kdin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut: “Drejtimi i pakujdesshme i automjetit”.

“Dëshiroj të informoj opinionin publik se në kuadër të Grupit të Punës të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e Kodit të ri Penal po inkorporojmë një vepër të re penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme” për të cilën është paraparë dënim me burg deri në 3 vjet, dhe nëse ka pasoja me vdekje dënimi është së paku 4 vjet burg”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë.