Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se i gjithë procesi i raundit të parë dhe raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend u zhvillua sipas të gjitha standardeve demokratike dhe qytetarët në mënyrë të lirë shprehën vullnetin e tyre për ofertat programore të subjekteve politike në garë.
Edhe në Dibër ku më 14 Nëntor u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i gjithë procesi kaloi në atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët dhanë verdiktin e tyre për fitoren e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Hekuran Duka.