Ahmeti: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari.“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti duke shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e sotëm në Bullgari.Postimi i plotë:Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve.