Osmani në Riga në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot dhe nesër në Riga, Letoni, do të merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Euroatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, njoftojnë nga MPJ e RMV-së.

Me rëndësi të veçantë do të jetë diskutimi për stabilitetin dhe prosperitetin Ballkanit Perëndimor, ku pritet të theksohet nevoja për qasje dhe veprim të përbashkët strategjik të NATOS-s dhe BE-së, drejt Ballkanit Perëndimor si parakusht themelor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në margjinat e takimeve në Riga, në agjendën e Osmanit janë të paraparë edhe një sër takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s.