Në takimin e djeshëm të kryeministrit Zoran Zaev me liderin e Alternativës, Afrim Gashi, në parim është rënë dakord për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm të Alternativës në Qeveri, ndërsa pason takim i ri pune me ekipet.
Përfundimet e takimit katërorësh mes Zaevit dhe Gashit dje në Klubin e deputetëve në Shkup janë bërë të ditura përmes një komunikate nga pres-shërbimi i Qeverisë, pasi Zaev në dalje vetëm shkurt tha se kanë pasur “takim konstruktiv”.