Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “200” me gazetarin Nazim Rashidi ka diskutuar mbi shumicën e re parlamentare dhe ka shprehur bindjen se ajo do të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme.
“Shumica parlamentare ka biseduar edhe me deputetë të tjerë, në veçanti deputetë shqiptarë të cilët janë pjesë e opozitës dhe shohim gatishmëri te sëpaku një deri në dy deputetë të opozitës shqiptare momentale, që ti bashkangjiten shumicës parlamentare dhe nuk dakordohen me një koalicion me Levicën apo edhe me VMRO DPME- në.” – është shprehur Grubi.
Në pyetjen e gazetarin Rashidi se a janë këto deputetë të Lëvizjes Besa ose Aleancës për Shqiptarët, Grubi nuk ka emëruar deputetët që kanë gatishmëri ti bashkangjiten shumicës parlamentare.
“Jo nuk mund ti emërojë për arsye, e para nuk do të ishte korrekte dhe e dyta nuk janë të përfunduara, po unë jam shumë optimist ashtu siç ishim optimist, ashtu siç ishin me vetëbesim të plotë në seancë parlamentare se do të dështojë koalicioni i Levicës, ashtu jemi me vetëbesim të plotë se shumica parlamentare do të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme. Thashë një deri në dy deputetë, por gjithsesi se Alternativa e ka vendin e vet, ne na duhet një shumicë e qëndrueshme.” – deklaroi Grubi.