Qeveri: Me 14,9 milionë denarë do të financohen më shumë projekte infrastrukturore në komunitetet rome

Shkup, 30 nëntor – Me 14,9 milionë denarë do të financohen më shumë projekte infrastrukturore në komunitetet rome në Kriva Pallankë, Kavadar, Prilep, Koçan, Raknovc, Dellçevë dhe Shuto Orizare.

Pres shërbimi i Qeverisë sonte kumtoi se në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është sjellë vendim për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për mbështetjen e implementimit të Dekadës dhe Strategjisë për romët.

Në seancën e sotme qeveritare është sjellë edhe vendimi për zvogëlimin e taksave importuese për produkte të caktuara të nevojshme për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike. Zvogëlimi do të vlejë deri më 30 qershor vitin e ardhshëm.

“Zvogëlimi i taksave importuese është në nivelin e normave doganore të Bashkimit Evropian me qëllim që të rritet konkurrenca eksportuese e industrisë vendore e cila prodhon produkte të avancuara teknologjike”, thonë nga Qeveria.