Nesër arrijnë në Shkup kufomat nga aksidenti tragjik në Bullgari

Kufomat e 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të arrijnë në Shkup nesër në mesditë.

Kufomat pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, ndërsa pritet të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar Qeveria e Bullgarisë.Ndryshe, zëvendës prokurori kryesor dhe drejtori i Shërbimit nacional hetues në Bullgari, Borisllav Sarafov deklaroi për BTA se tashmë janë identifikuar të gjitha 45 viktimat e autobusit që ndërruan jetë si pasojë e djegies së autobusit në autostradën Struma. Identifikimi i tyre është bërë me profile të ADN-së.