Qeveria planifikon të ndryshojë Ligjin për TVSH-në

Ligjit është rritja e pragut për regjistrim të obligueshëm të TVSH-së nga 2 milionë denarë aktual në 3 milionë denarë. Në fakt, pas ndryshimeve që do të miratohen nga Qeveria e më pas edhe nga deputetët, të gjithë tatimpaguesit, qarkullimi i përgjithshëm i të cilëve në vitin e kaluar kalendarik ka kaluar shumën prej 3.000.000 denarë ose pritet që qarkullimi i përgjithshëm në fillim të biznesit të tejkalojë shuma ose gjatë vitit tejkalon shumën që kërkohet të regjistrohet për tatimin mbi vlerën e shtuar. Një risi është sjellja e vauçerëve me vlerë.

Ligji do të pësojë ndryshime të tjera, ndërsa nga Ministria e Financave për Faktor kanë thënë se janë duke harmonizuar dispozitat ligjore të ligjit me direktivën dhe rregulloret evropiane në fushën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe zbatimin e programit të Qeverisë.