Karbon dhe Alcantara, Lamborghini prezanton karrigen për “gejmerë”


Lamborghini njihet për veturat sportive, por tani i është futur edhe tregut të “gejmingut”.

Gjiganti italian bashkoi forcat me Secretlab për të krijuar karriget e reja të dedikuara për gejmerët, duke u bërë pjesë e koleksionit Automobili Lamborghini Collection, transmeton Telegrafi.

Karrigia vjen me ulësen standarde, sikurse në variantin Pinnacle Edition. Prezantimi i saj do të bëhet në garat të quajtura The Real Race.

Karrigia është e bukur, përmban karbon dhe Alcantara, materiale që përdoren për prodhimin e veturave të Lamborghini.

Ndryshe Secretlab u themelua në vitin 2014, duke u bërë lider në prodhimin e karrigeve të dedikuara për gejmerët.

Karriget e tyre i përdorin mbi një milion njerëz në mbarë botën – madje janë të njohura në mesin e elitës së gejmerëve.

Çmimi i karriges akoma nuk është bërë i ditur, e në treg pritet të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/