Policia sot pas njohurive operative të pranuara dhe urdhrit nga Gjykata Themelore Penale – Shkup kreu bastisje në vikend shtëpisë në Katllanovë ku u zbulua laboratori për prodhimin e marihuanës, rreth 200 vazo me plantacione, filtra për ajër dhe pajisje tjera për prodhimtari, rreth dy kilogramë marihuanë.
“Nëpunësit policore nga SPB Shkup – Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, pas njohurive operative të qasshme dhe urdhrit nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kryen bastisje në vikend shtëpinë e N.Z (47) në fshatin Gradmanovce, Katllanovë me çka u gjet laboratori për prodhimin e marihuanës, rreth 200 vazo me plantacione, filtra për ajër dhe pajisje tjera të prodhimtarisë, rreth dy kilogram marihuanë”, kumtoi MPB-ja.
N.Z është arrestuar dhe kundër tij pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet padi adekuate penale