Osmani – Emery: Diaspora, urë bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Australisë

-

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot takoi Ambasadorin e sapoemëruar të Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Daniel Joseph Emery, i cili me këtë rast dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Osmani i uroi suksese në misionin e tij diplomatik dhe shprehu besimin se ambasadori Emery me përvojën e tij diplomatike dhe angazhimin personal do të jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike.

Në takim u shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, ku u theksua se urë e rëndësishme e bashkëpunimit është Diaspora jonë në Australi. U konfirmua edhe interesimi i ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për forma të reja të lidhjeve biznesore dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm multilateral.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve, si dhe për çështje aktuale ndërkombëtare dhe tema rajonale.

 

 

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...