Zaev telefonoi Petkovin: Do të vazhdojmë të punojmë për të hequr veton

-

Kryeministri Zoran Zaev, në një bisedë telefonike, ka uruar Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryeministër i Bullgarisë dhe të dy janë pajtuar që të vazhdojnë punën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“E përgëzova kolegun tim Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë. Në një bisedë telefonike me kryeministrin Petkov, i kam uruar mandat të suksesshëm dhe realizim të të gjitha prioriteteve të përcaktuara në programin e Qeverisë së tij, në dobi dhe prosperitet të shtetit bullgar dhe qytetarëve bullgarë”, ka shkruar Zaev në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Zaev thekson se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve punuese në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për qytetarët maqedonas dhe bullgarë.

“U dakorduam të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një stimul të ri pozitiv për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk

Lajmet e fundit

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...
- Advertisement -

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...