Grubi: Shteti ka nevojë për stabilitet, nuk është koha për zgjedhje parlamentare

Zv.kryeministri i parë Grubi në “Vetëm Intevistë” është shprehur se kryetari Ahmeti është njëri nga ata politikanë i cili i takon të gjitha partitë.

“Ahmeti është një nga politikanët që takon të gjithë partitë, sot kishte takim me Mickoskin derisa pas këtij takimit u takua me Zaevin dhe kreun e LSDM-s, Kovaçevski. Ishte takim i parë mes tyre dhe u njoftuan dhe ndanë mendimet e tyre dhe nuk besoj se do ketë shumicë të re parlamentare por vetëm ajo që është dakorduar 64, që do zgjedh qeverinë e re me Kovaçevskin në javët në vazhdim sepse ka procedura”, ka thënë Grubi.

“Kemi nevojë për qeveri stabile si partnere me BE, nuk duhet të lëshojmë sinjale për jostabilitet sepse humbim kohë dhe mendoj se nuk është koha për zgjedhje por për zgjidhje të çështjeve të hapura sepse kemi edhe shumë projekte të mëdha për vitin që vjen dhe nuk mund të futemi në aventura”, është shprehur zv.kryeministri i parë Grubi.