Vazhdim i seancës së 54-të të Kuvendit

Shkup, 21 dhjetor – Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 54-t në të cilën janë më shumë pika të rendit të ditës në mesin e së cilave edhe propozimi për zgjedhjen e zëvendësve të avokatit të popullit si edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin e materieve eksplozive, të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga materiet shpërthyese dhe të Ligjit për të huajt, të gjitha në lexim të dytë.

Në kuadër të seancës, deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për granci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet për Marrëveshjen për hua për financimin e Projektit të EMV për tranzicion ndaj fotovoltaikëve solarë, që do të dakordohet midis Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike, Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronë shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, për plotësimin e Ligjit për numër amë, si edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi, të Ligjit për paraqitjen e vendbanimeve dhe vendqëndrimit të qytetarëve dhe të Ligjit për dokumente udhëtimi, të gjitha me procedurë të shkurtuar.