Filipçe: Hapet Fakulteti për Mjekësi Dentale dhe Shkolla e Lartë e Mjekësisë

Shkup, 21 dhjetor – Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik sot u hap Fakulteti i Mjekësisë Dentale dhe Shkolla e Lartë e Mjekësisë, ku përfshihen programe të specializuara studimore për infermierë dhe obstretër, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka theksuar  se në hapje me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Shentop, është diskutuar për rëndësinë e edukimit të kuadrove të reja, si dhe për rëndësinë e investimit në shërbime cilësore shëndetësore.

“Universiteti për mësim praktik të studentëve do të bashkëpunojë me institucionet publike shëndetësore: SPQ “8 Shtatori”, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Pantelejmoni”, ZD Shkup. Kolegëve të mi dhe stafit pedagogjik i uroj punë të suksesshme, ndërsa studentëve që ta realizojnë ëndrrën e tyre për karrierë në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë”, porositi ministri.