Shekerinska dhe Bërns sot nënshkruajnë marrëveshje për ligjet Lejhi

-

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns sot do të nënshkruajnë marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me të cilën përkrahet respektimi i të drejtave të njeriut gjatë veprimit në zonat e sigurisë.

Marrëveshja del nga të a.q. ligjet Lejhi, të cilat parashikojnë ndalesë për Departamentin amerikan të Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së që të ofrojnë ndihmë ushtarake, stërvitje dhe trajnime të njësive ose individëve të forcave të sigurisë nga shtetet tjera, për të cilat ka akuza kredibile se i kanë shkelur të drejtat e njeriut, e me këtë rast nuk janë ndërmarrë hapa që autori ose autorët të ndiqen penalisht-juridikisht.

Ky instrument i njohur amerikan i quajtur sipas propozuesit të tij, senatorit Patrik Lejhi (Patrick Leahy) praktikisht mundëson ndalesë urgjente të ndihmës financiare amerikane në rast se paraqiten dëshmi kredibile për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e njësive ushtarake ose policore, ose pjesëtarëve të tyre, të shtetit shfrytëzues të ndihmës.

Nënshkrimi i marrëveshjes Lejhi, që u caktua për sot paradite, është edhe një shprehje e besimit të ndërsjellë në bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, e cila zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik dhe NATO aleancës, duke i afirmuar me këtë rast mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut si vlerë fundamentale në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...