Ministri Shaqiri realizoi takim pune me drejtorët e përgjithshëm të SH.A. KIBS Shkup dhe SH.A. Nextsense Shkup

-

Është kënaqësi e veçantë për ne që dy kompanitë e njohura vendore SH.A. KIBS Shkup në partneritet me SH.A. Nextsense Shkup, të cilat janë të pranishme në tregun vendor dhe ndërkombëtar me shërbime të digjitalizimit, kanë investuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të mjeteve digjitale, të cilat do të mundësojnë një hap të rëndësishëm në mundësitë e transformimit digjital të shërbimeve publike, tregtare dhe shtetërore.

,,Sot pata nderin të prisja në takim pune, Drejtorin e përgjithshëm të SH.A. KIBS Shkup, z.Goran Anastasovski, Drejtorin e përgjithshëm të Nextsense, z.Vasko Kronevski, së bashku me ekipet e tyre, të cilët punuan në zhvillimin e këtyre shërbimeve.

Shkak për këtë takim u bë vendimi i përgatitur javën e kaluar për regjistrimin në regjistrin e skemës së parë të identifikimit elektronik të zhvilluar plotësisht nga kompanitë vendase.

Në këtë takim e theksuam rëndësinë që kompanitë vendase të investojnë në zhvillimin e shërbimeve që jo vetëm zbatojnë mundësitë më moderne për digjitalizim, por edhe kanë një ndikim të fortë direkt dhe aplikim në proceset e transformimit digjital në vendin tonë.

Në takim ramë dakord që në të ardhmen e afërt të kryhet integrimi i shërbimit të identifikimit digjital dhe të kualifikuar në Portalin e shërbimeve elektronike dhe në sistemet e tjerë shtetërorë.

Me këtë shërbim ne i japim nënshkrimit elektronik të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi klasik dhe i afrohemi synimit tonë për të reduktuar në ,,0” përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Shaqiri.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...