Pendarovski sot ia dorëzon Kovaçevskit mandatin për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sot do t’ia dorëzojë mandatin për krijimin e kabinetit të ri qeveritar kryetarit të ri të LSDM-së dhe mandatarit, Dimitar Kovaçevskit.

Kuvendi javën e kaluar e ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev me çka filloi të rrjedhë afati prej dhjetë ditësh ku presidenti Pendarovski duhet ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Ndërkaq, dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se më 17 janar të vitit 2022 qeveria do të votohet në Kuvend.