Maqedonia e Veriut fillon përgatitjet, në vitin 2023 do të kryesojë me OSBE-në

-

Shkup, 3 janar – Maqedonia e Veriut u bë pjesë e treshes së kryesueseve të OSBE-së ose e njohur si treshja OSBE, bashkë me tashmë kryesuesen e vitit të kaluar Suedia, si dhe kryesuesin aktual për këtë vit Polonia. Me këtë edhe formalisht fillojnë edhe obligimet tona në lidhje me kryesimin në vitin 2023, plus 11 partnerë mesdhetar dhe aziatikë të Organizatës, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Për ne shtëpinë e diplomacisë, theksoi ai, një nga prioritetet kryesore në vitin 2022 do të jetë pikërisht kryesimi me OSBE-në dhe përmes rolit aktiv si pjesë e treshes, por edhe përmes gatishmërisë sonë për presidencën në vitin 2023.

Me ditën e sotme, si ditë e parë e punës për këtë vit, theksoi Osmani, e ndërmarrim kryesimin me Grupin e Partnerëve Mesdhetarë – Algjeri, Egjipti, Izraeli, Jordani, Maroku dhe Tunizia dhe gjatë kësaj si bashkëkryesues në vitin e parë të pjesëmarrjes sonë në treshe do ta organizojmë edhe Konferencën Mesdhetare mes OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare sipas gjitha gjasave në Shkup, ndërsa pastaj e ndërmarrim edhe menaxhimin me miratimin e buxhetit të Organizatës.

Aktivitetet në këtë vit, sipas tij, do të përfaqësojnë një lloj të provës gjenerale për ndërmarrjen e plotë të kryesimit me Organizatën në vitin 2023. Shfaqi bindje se MPJ, me mbështetje edhe të institucioneve të tjera relevante, ka kapacitet të përgjigjet në këtë sfidë dhe të jetë në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, informoi Osmani, tashmë është paraparë edhe buxhet për realizim të aktiviteteve të cilat dalin nga kryesimi me OSBE-në. Në atë drejtim në Buxhet për këtë vit janë paraparë rreth 110 milionë denarë ose pa pak rreth 1,8 milionë euro. Këtë vit, njoftoi shefi i diplomacisë, është paraparë që të dërgohen 15 diplomatë në misionin në Vjenë, të cilët do të punojnë në kuadër të treshes kryesuese dhe udhëheqjen e grupit të partnerëve mesdhetarë, por edhe do të përgatiten për marrje finale të kryesimit me OSBE-në në vitin 2023.

Osmani mes tjerash theksoi se marrja e presidencës me vete bart përgjegjësi, si dhe një varg sfidash me karakter logjistik, ekonomik dhe të politikës së jashtme.

“Kryesimi me OSBE-në për ne do të përfaqësojë edhe proces të brendshëm transformues nga konsumues bëhemi kreator dhe kontribuues i politikave në nivel botëror. Inversioni i tillë i roleve përfaqëson mundësi të re për pjekurinë tonë të brendshme institucionale dhe politike, por në të njëjtën kohë dorë më dorë me eksponimin global dhe mundësi për përforcim të imazhit të shtetit përmes afirmimit të vlerave dhe vizioneve tona”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ai informoi se prioritetet e kryesimit tonë jemi të obliguar që t’i prezantojmë në maj. Theksoi se ne këtë proces e kemi filluar shumë më herët, para së gjithash, siç nënvizoi, me konsultime të brendshme të institucioneve tona, duke i përmendur këtu Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të gjitha ministritë që kanë kompetenca në atë pjesë.

Në konferencë për media ministri Osmani i prezantoi njerëzit nga Ministria të cilët janë më meritorët, theksoi, edhe që ta fitojmë besimin dhe nderin që të kryesojmë me OSBE-në.

Lajmet e fundit

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...
- Advertisement -

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit – Telegrafi

Jennifer Lopez dukej tepër rinore teksa kishte veshur një kostum fitnesi teksa po shkonte në provat në Los...