Një vit plot aktivitete dhe muzikë të bukur, kështu e ka përmbyllur vitin që shkoi këngëtari Kushtrim Tahiri. Mirëpo, ky vit duket se ka nisur mjaft bukur sepse ai që ditët e para të Janarit është futur në studio për të finalizuar projektet e para për këtë vit. E që padyshim e dimë se ai do të sjellë mjaft këngë të bukura dhe të realizuara mjaft mirë. Kushtrimi ndryshe njihet për karierën e tij të ndërtuar mirë dhe mbi artin shqiptarë ndërsa nuk mungojnë as angazhimet e tij në ahengje të ndryshme familjare.