BDI: Qëndrimi pro-hitlerian i Taravarit nuk ka vend në shoqërinë tonë demokratike

-

Vazhdon edhe sot të qëndrojë postimi skandaloz në faqen e Facebookut të kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Arben Taravari në të cilin citon Hitlerin: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”

I papranueshëm është plasimi dhe përdorimi i çfarëdo metafore apo fraze të këtillë në fjalorin e një politikani dhe bartësi të një funksioni publik në një vend që thelbin e funksionimit dhe zhvillimit ka demokracinë dhe promovimin e vlerave të saj.

Mendësia absurde dhe skandaloze e shprehur në postimin e Taravarit është ofendim ndaj sovranit dhe shkelje flagrante e normave demokratike të politikëbërjes.

Presim që Taravari të reflektojë dhe të kërkojë falje publike ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj familjarëve të viktimave. Ftojmë edhe Aleancën për Shqiptarët që të distancohet dhe të dënojë këtë qëndrim absurd të anëtarit të udhëheqësisë së saj.

Qëndrimi prohitlerian i Taravarit nuk ka vend në shoqërinë tonë demokratike dhe si i tillë meriton të dënohet nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...