Kovaçevski – Lirman: Integrimi i Maqedonisë së Veriut është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së

-

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e priti e priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman dhe me fjalët për mirëseardhje dhe pr vizitë të suksesshme pune në vendin tonë, u shpreh i kënaqur që në ditën e parë të punës si kryeministër realizon takim me përfaqësuesen e Qeverisë të vendit që është mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm për integrime evropiane të vendit tonë.

Në takim me ministren Ana Lirman, ku mori pjesë edhe ministri Bojan Mariçiq, Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim që qeveria e sapozgjedhur e RF të Gjermanisë, udhëhequr nga Kancelari Ollaf Shollc, zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vendosi lartë në programin e koalicionit dhe veçanërisht që në mënyrë eksplicite e theksoi nevojën pa shtyrje të mëtejshme për të hapur kapitujt e para negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si hap i ardhshëm i zgjerimit të BE-së ndaj rajonit.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në takim theksoi se Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat i BE-së është i integruar në aspekt serioz me politikave kryesore të Brukselit, veçanërisht në Agjendën e gjelbër e cila ishte nga prioritetet kryesore të Procesit të Berlinit edhe atë pikërisht gjatë bashkë-udhëheqjes me procesin nga ana e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kur bashkëpunimi rajonal e arriti nivelin më të lartë si një nga prioritetet më të rëndësishme të këtij procesi të sponsorizuar nga Berlini.

Në takim u theksua bashkëpunimi ekonomik me RF të Gjermanisë, me të cilin, si shtet nga i cili vijnë investimet më të mëdha, në të ardhmen vëmendje e veçantë do t’i kushtohet projekteve nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Në bisedën me ministren për Evropë Lirman, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të vazhdojë në rrugën e reformave për anëtarësim në BE dhe të ndërmarrë veprime me vendosmëri në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kovaçevski theksoi se vizitën e nesërme të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kirill Petkov e sheh si një hap drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke me Sofjen në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të zhbllokuar procedurën për vendosjen e një konference ndërqeveritare me BE-në si fillim i bisedimeve në Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministrja Lirman u pajtuan se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor është në interes politik, siguri dhe ekonomi të BE-së si investim gjeostrategjik për një Evropë stabile dhe me prosperitet.

GAZETA.MK

 

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...