Ministrja gjermane për Evropë viziton sot Shkupin

Ministrja për Evropë pranë Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, ministrja Lirman do të pritet nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, e më pas do të realizojë takim me delegacionin qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka pasojnë edhe dy takime bilaterale me zëvendëskryetarin e Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Fokusi i bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, çështjet ekonomike-politike si dhe perspektiva evropiane.