Pensionet e janarit do të rriten për 2.9 për qind

-

Shkup, 18 janar – Pensionistët do të përfitojnë 2.9 për qind pensione më të larta të janarit, sipas rritjes së përcaktuar me ligj. Kjo do të thotë se për një pension prej 11 mijë denarësh, pensionistët do të marrin 320 denarë pension më të lartë, ndërsa pensioni mesatar prej 15.900 denarë do të jetë më i lartë për 460 denarë, shkruan Alsat.

Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor thonë se janë duke u bërë përllogaritjet dhe se këtë muaj qytetarët do të kenë pagesë të parakohshme të pensioneve.

“Sipas harmonizimit ligjor me koston e jetesës, pensionet e janarit do të rriten me 2.9%. Sipas harmonizimit të ri, pensioni mesatar do të rritet për 460 denarë dhe do të jetë 16.336 denarë. Në dhjetor 2021, pensioni mesatar ishte 15.876 denarë”, njoftojnë nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Por nga Partia e Pensionistëve presin rritje të mëtejshme të pensioneve pavarësisht rritjes ligjore. Ata tash e një vit janë në negociata me Qeverinë dhe gjatë këtyre 10 ditëve do të kërkojnë ndryshimin e modelit të përllogaritjes së pensioneve. Sipas tyre, pensionet do të rriten në përputhje me rritjen e pagave minimale dhe mesatare, e jo vetëm të merret parasysh kosto e jetesës.

“Opsioni i parë është përshtatja e pensioneve me 1 janarin dhe 1 korrikun sipas kostos së jetesës dhe rritjes së pagës mesatare. Variacioni i dytë është të qëndrojë në rast se paga minimale është më e lartë se 15 për qind dhe mesatarja 5 për qind, qeveria mund të marrë vendim për harmonizim. Në dhjetë ditët e ardhshme presim të gjejmë një model për rritjen e pensionit”, deklaroi Ilija Nikolovski – Kryetar i Partisë së Pensionistëve.

Në vend numërohen rreth 330 mijë pensionistë. Sipas statistikave, 27 për qind prej tyre kanë pension deri në 11 mijë denarë, ndërsa 23 për qind marrin pension nga 11 deri në 14 mijë denarë./Alsat.mk

Lajmet e fundit

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...
- Advertisement -

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...