Bashkëpunimi me Bullgarinë/ Grubi, Bytyqi, Boçvarski dhe Mariçiq emërohen nga Qeveria bashkëkryesues të grupeve ndërqeveritare

-

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të katër ka emëruar bashkëkryesues dhe anëtarë të grupeve të punës ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që si përfundim doli nga takimet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Bullgarisë në Shkup, transmeton TV21.

  • Grupi ndërqeveritar për ekonomi – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ndërkaq anëtarë: Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë. Në këtë grup anëtarë do të ketë edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim, Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Agjencia për Promovim të Turizmit dhe Ministria për Ekonomi në pjesën e energjetikës.
  • Grupi ndërqeveritar për infrastrukturë, transport dhe lidhje – bashkëkryesues emërohet ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, kurse për anëtarë do të emërohen përfaqësues të Kabinetit të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Ministrisë së Ekonomisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
  • Grupi ndërqeveritar për integrim evropian dhe politika të gjelbra – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Bojan Mariçiq, Sllavica Gërkovska – zëvendëskryeministre e angazhuar për politika për qeverisje të mirë dhe Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, ndërkaq për anëtarë do të emërohet përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
  • Grupi ndërqeveritar për kulturë, arsim dhe shkencë – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi,Bisera Kostadinovska – Stojçevska – ministre e Kulturës, Jeton Shaqiri – ministër për Arsim dhe Shkencës, ndërkaq për anëtarë do të emërohen përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit dhe nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...