Grubi: Vendi kërkon zgjidhje dhe jo zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, se vendi aktualisht ka nevojë për zgjidhje dhe jo për zgjedhje. Në një intervistë për gazetën Lajm, Grubi tha se, BDI-ja mbështet ndryshimin e Kodit Zgjedhor për anulimin e qeverisë teknike, si dhe është e gatshme të bisedojë për ndryshimin e modelit zgjedhor, por u shpreh se këto ndryshime duhet të bëhet me marrëveshje mes të gjitha partive politike. Sa i përket kryeministrit shqiptar, Grubi bëri të ditur se atë nuk e rrezikon as anulimi i qeverisë teknike dhe as mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Shefi i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se do të dorëzoj në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të anuluar qeverinë teknike? A është e pranueshme për BDI-në kjo nismë? I pyetur Grubi ai është përgjigjur?

Gjatë bisedimeve që i kishim për koalicionin me LSDM-në pas zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020 ramë në dakord që të bëjmë ndryshime në Ligjin për Qeverinë dhe të shfuqizojmë qeverinë teknike për arsye se është absurde që një vend anëtar i NATO-s dhe një vend me dritë jeshile për çeljen e negociatave në BE, të ketë një qeveri teknike me ministra shtesë dhe zv.ministra shtesë, me mosbesim ndaj institucioneve të shtetit për zbatimin e procesit zgjedhor. Prandaj edhe u dakorduam që ta ndryshojmë Ligjin për Qeverinë. Aso kohe edhe z.Micoski kishte dhënë dakordësinë e vet në intervista publike në televizione që do të përkrahë shfuqizimin e qeverisë teknike, kështu që, besoj nisma të tilla duhet të bëhen në mënyrë konsezuale, të përbashkëta dhe jo të njëanshme dhe të përkrahen në Kuvend sepse nuk i ka hije një vendi në vitin 2022 të ketë mosbesim në kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe në institucionet e shtetit.