Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet.
Kjo seancë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh intenzitetin e punës, kështu vlerëson ministri i Financave, Fatmir Besimi në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk
“Mendoj se kjo seancë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh intenzitetin e punës por edhe përkushtimin e të dyja palëve edhe kjo do të jetë një bazë e mirë për të thelluar bashkëpunim. Tani më janë formuar katër grupe pune dhe nga java e ardhshme do të ketë edhe një takim pune me grupin që ka të bëjë me investimet ekonominë dhe besoj që nëse kjo është ajo që do të vijojë në të ardhmen. Një optimizëm racional ku rezultatet do të jenë reflektim i punës të cilën do ta bëjmë. Shpresoj që kjo do të jetë një shtytje edhe për të filluar negociatat me Bashkimin Europian në të ardhmen e shpejtë”, theksoi kështu ministri Besimi.