Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet.
Bisedojmë për mjedisin jetësor ku kemi edhe shumë tema të përbashkëta që do t’i zgjedhim, kështu deklaroi për Indeks.mk ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini.
“Deri tash kemi pasur disa biseda shumë konstruktive dhe bisedojmë për planet në kohën e ardhshme. Kemi disa projekte konkrete me bashkëpunime për kohën e ardhshme. Specifikisht bisedojmë për mjedisin jetësor ku kemi edhe shumë tema të përbashkëta që do ti zgjedhim në kohën e ardhshme”, sqaroi kështu ministri Nuredini.