Mundësia e mbajtjes së trajnimeve pa pagesë për administratën, ishte tema e takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe përfaqësuesve të Zyrës lokale të „Microsoft-it“ – Gjorgji Tasevski dhe Azem Jonuzi.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është përmirësimi i njohurive të nëpunësve administrativë në kontekst të aftësive digjitale, për të pasur një administratë të modernizuar në shërbim të qytetarëve.
Në takim u diskutua edhe rreth mbështetjes së marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Qeverisë dhe „Microsoft-it“ për bashkëpunim të mëtejshëm.