Serbia është në vendin e tetë në listën e anëtarëve të Këshillit të Evropës për nga numri i kërkesave të dorëzuara nga qytetarët e saj në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, njoftoi sot Vecernje Novosti.
Duke iu referuar të dhënave të Avokatit të Shtetit të Serbisë, gazeta thotë se kundër Serbisë aktualisht janë duke u ngritur 1850 padi për shkelje të pretenduara të të drejtave të njeriut.
Po ashtu, thuhet se gjatë vitit 2021, ajo gjykatë ka marrë 11 aktgjykime për 29 kërkesa kundër Serbisë, në tetë prej të cilave thuhet se shteti ka shkelur të drejtat e garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në tre aktgjykime janë konstatuar shkelje të ndalimit të diskriminimit, ndërsa në pesë shkeljet e tjera që kanë të bëjnë me mungesën e hetimit efektiv është konstatuar e drejta për liri dhe siguri, për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore”, shkruan e përditshmja.
Shtohet se 1933 ankesa janë rrëzuar si të pabazuara dhe se në tre raste është konstatuar se nuk ka pasur shkelje të Konventës.fax..web