Zonë e rrezikshme në Matkë, apelohet qytetarët të mos lëvizin afër shkëmbit të djathtë!

Qytetarët të mos lëvizin nën shkëmbin në bregun e djathtë të shtratit të lumit (liqenit) të Matkës. Zona është e rrezikshme dhe do të shënohet, por do të kufizohet edhe lëvizja, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Ky është një ndër konkluzionet e miratuara në takimin e sotëm të punës së QMK-së që u mbajt nën drejtimin e drejtorit Stojançe Angellov, me përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe punonjës shkencorë të shtetit, si dhe me përfaqësues të një pjese të subjekteve të Sistemit për menaxhim me kriza.

Në takim u konstatua se gjendja me shkëmbin në Matkë në një afat të gjatë është e paqëndrueshme. Shkëmbi ka qëndrueshmëri të kufizuar për këtë shkak nevojitet ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve për parandalim dhe uljen e rrezikut. Mund të bjerë (rrëshqitje dheu në shkëmb) apo  derdhje dhe valë goditëse nga uji.

QMK kumtoi se zyrtarisht do të inicojë përgatitjen e një plan veprimi të projektit.

Përveç ekipit të QMK-së, në takim morën pjesë përfaqësues të Inspektoratit për Mjedis të Jetesës, Fakultetit të Ndërtimit, Institutit të Ndërtimit, Enti Gjeologjik, Institutit për Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe një përfaqësues i Komisionit për Ujëra dhe Diga pranë Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.