Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkodër Basha ia ka besuar Enkelejd Alibeajt, që merr kështu postin e shtatë nga Basha. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta. Ndiqini më poshtë disa prej tyre:

NARD NDOKA
Sikur të gjithë të largohen, s’ka problem për Lulin! Alibeaj e Gjekmarkaj zëvendësues për çdo vrimë..!

EDMOND SPAHO

Urime të nxehta për këtë sihariq! Sa shumë kishim nevojë!!! U bë deti kos. Që nga Shkodra gjer në Vlorë, partia po shpërndahet si vaji në lakra. Ta dinte Fan Noli, nuk do e kishte bërë thirrjen që të ngriheshin që nga Shkodra gjer në Vlorë. Pas dorëheqjes së kryetarit të grupit parlamentar dhe zëvendësimin me Alibeajn, pasi e çuan drejtues politik në Vlorë ku me beteja legjendare kaliti çelikun e Lulit, tani po e çojnë në Shkodër. A thua që Shkodra nuk ka djem e vajza plot. Është bërë si Kiu Fiu që bridhte kurs me kurs. I propozoj të marrë me vete si zëvendës në Shkodër Kapllanajn e Mallakastrës për ta pasur “suksesin” të sigurtë.

EDI PALOKA

Memet nuk mjaftojnë më! Pak ditë më parë kur kryetari i sektit të bravave dhe vulës “shkarkoi” menjëherë gjysmën e kryesisë dhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar (pasi të gjithë këta, bashkë me 5 mijë delegatë të Kuvendit dhe 44 mijë anëtarë të PD e kishin shkarkuar ndërkohë atë si kryetar), unë bëra një postim në fb: “Koha për të bërë karrierë në partine e Lulit. Kanë mbetur më shumë poste se sa ka anëtarë!” Sot, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Luli nuk zhgënjeu prape; edhe Shkodrën ia dhe E.A. Është posti i shtatë që E.A do duhet të mbaje tani…! Në fund te fundit çfare rëndësie ka, kjo për sektin e bravave është thjesht lojë!

ZIRKON DISHA

Berni Alibeaj ku ka vrimë, mbushe me Enkelejdin.

ADRIANA KALAJA

Si është ai skeçi i kohës së Dullës? Kemi 7 kamiona dhe i ndajmë në 27 bataliona.

BLEDI KASMI

Pyeta njërin te selia për një numër telefoni të një tekniku lavatriçeje, më kishte dhënë numrin e Enkeleidit…pis milet!

YLLI MANJANI

Pra laj thaj ky Nul Blindi mbeti me Enkeled Alibeajn. Ka edhe Gazin po e ka për punët e shtëpisë.. Enkeledin ka nënkryetar disa herë, kryetar grupi, kryetar i disa komisioneve, i deleguar në disa vende, deputet, anëtar po e po, bodyguard, jurist… 97% dmth. Po iku edhe Enkeledi ç’ndodh me 97%?! Parti e fortë shumë! U rroftë e ardhmja se e sotmja u ka shku për lesh. Nul hesapi… 7×7=? 42 ore, mos harroni!

JULIAN DEDA

Sa i marum je mor Lul. Ne Patos nuk të priten, ktheve rruge. Ato pak njerëz që kishe, po të ikin përditë dhe tani të kanë ngelë aq pak sa je i detyruar të çosh të njëjtin drejtues politik në 3 qarqe. A të vjen zor mor burrë…!?

ARNOLD KARIQI

Ka zëra që pasi lali Eri të shkarkojë Armand Dukën nga kreu i FSHF, në postin e tij do të komandohet Enkelejd Alibeaj duke qenë se është edhe anëtar i bordit drejtues të FSHF-së!

KRESHNIK OSMANI

Të presësh që Enkelejd Alibeaj të fitojë Shkodrën, është njëlloj si të presësh që Boris Xhonson të krehë flokët!

ERGES ESKIU

Epo kjo punë?!

Enkelejd Alibeaj

1.N/kryetar i PD

2.Kryetar i grupit parlamentar

3.N/kryetar i grupit parlamentar

4.Drejtues politik i qarkut Fier

5.Kryetar i emëruar i Partisë Demokratike Dega Vlorë

6.Drejtues politik i qarkut Shkodër

7.N/kryetar i Komisionit të Ligjeve

Miqtë e mi, mos u çudisni, Enkelejdi nuk është Superman të mbajë kaq shumë detyra, madje edhe Superman dy detyra kishte, të punonte për të mbajtur veten dhe të shpëtonte njerëzimin kur lipsej nevoja, por thjesht Lul Bashës i kanë ikur bletët nga kosherja dhe s’di ç’bën.