Erdogan paralajmëron dënimin e gazetares turke që e kishte fyer gjatë transmetimit live

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se gazetarja e njohur televizive nuk do të shpëtojë pa u “ndëshkuar”, pasi u arrestua sepse kishte fyer rëndë të parin e këtij vendi. Policia turke kishte arrestuar gazetaren Sedef Kabas në shtëpinë e saj javën e kaluar, pak orë pasi kishte bërë komente “fyese” gjatë transmetimit live, e më pas i publikoi në Twitter, ku ajo ka mbi 900 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi. Fyerjet filluan me një thënie që ajo e kishte cituar: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”. “Kjo shkelje nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV. “Detyra jonë është të mbrojmë dhe respektojmë funksionet tona presidenciale. Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes”, porositi presidenti turk. Madje ai kritikoi kërkesat e një partie opozitare që më shfuqizohet ligji që kur fyhet presidenti të konsiderohet shkelje ligjore – ku me ligji parashihet dënimi nga një deri në katër vjet. Sindikata e gazetarëve turq e ka cilësuar arrestimin e gazetares si “sulm serioz mbi lirinë e shprehjes”.