Ministri Haliti priti në takim drejtuesit e Agjencisë për rini dhe sport: Diskutohet rreth mënyrave mbi implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të avancimit të punës së administratës

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit. Takimi rezultoi me njohje reciproke, si dhe me shqyrtim të mundësive në kontekst të vazhdimit, të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit.

U diskutua rreth mënyrave mbi implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të tjera në këndvështrim të avancimit të punës së administratës.

Konkluzioni i këtij takimi është përcaktimi i përbashkët për të pasur një administratë profesionale, efikase dhe efektive, të bazuar në digjitalizim, e cila do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.