Shtrenjtimi i qeseve në 15 denarë ka ulur përdorimin e tyre për 10 herë

Ka një ulje të madhe të konsumit të qeseve pas vendosjes së ndalesës për përdorimin e qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave dhe lejohet përdorim vetëm i qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave me kompensim prej 15 denarë, vlerësoi sot ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.

“Kaluan pothuajse dy muaj nga vendosja e ndalesës. Në muajin e parë – dhjetor të vitit 2021 nga shitja e qeseve të biodegradueshme janë mbledhur 14.413.019. Sipas analizave të cilat i filluam t’i bëjmë në bashkëpunim me marketet mund të konkludohet se kishte një ulje të madhe të konsumit të qeseve”, tha Nuredini në takimin e sotëm me gazetarët.

Theksoi se në disa markete të cilat paraprakisht i jepnin falas ka ulje edhe deri në 10 herë, ndërsa te ata te të cilët paguheshin nga një denar apo dy, shitja e qeseve është ulur për katër herë.

Paralajmëroi se do të vijojnë kontrolle më të shpeshta në markete dhe shtoi se nuk lejohet përdorimi i qeseve të plastikës më të trasha se 15 mikronpë për mbajtjen e mallrave pa dallim nëse janë me doreza apo pa doreza dhe shtoi se qeset e tilla duhet të paguhen nga 15 denarë. Qeset më të holla se 15 mikronë, theksoi, janë për përdorim higjienik dhe mund të përdoren për paketimin e mishit për çfarë marketet paguajnë.

Në kontakt jemi, theksoi me drejtorët e marketeve të mëdha dhe shohim se nuk respektohen masat në tërësi, ndërsa edhe ata janë të vetëdijshëm për këtë.

Siç theksoi, ai dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kanë ide që 240 mijë eurot nga shitja e qeseve të biodegradueshme të përdoren për furnizimin e konvejerëve për selektimin e mbeturinave , para së gjithash të plastikës dhe kanaçeve, për çfarë kërkoi mbështetje nga vetëqeverisja lokale dhe trajtuesve kolektivë për selektimin e mbeturinave.