Takohen Nuredini – Bexheti, diskutohet mbi projekte të rëndësishme për komunën e Sarajit

-

Kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti bashkë me sekretarin e komunës z. Sefi Shabani dhe kryetarin e këshillit komunal z. Muhamed Ramadani realizuan një takim pune me Ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Naser Nuredini.

Si temë diskutimi ishte mundësia për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor në komunën tonë. Gjegjësisht si projekte konkrete infrastrukturore u diskutuan: Faza e dytë e ndërtimit të ujsjellësit që do të përmirësoj furnizimin me ujë të pijshëm për vendbanimet: Rashçe, Kopanic, Bojanë, Bukoviq dhe Llaskarcë.

Projekt tjetër i rëndësisë së veçantë për të cilin diskutuam ishte Ndërtimi i shtratit të “Rekës” bashkë me kolektorin për mbledhjen e ujërave fekal, që kalon nga vendbanimi Bojanë dhe shkon deri në lumin Treska.

Komuna e Sarajit do të vazhdoj edhe më tej bashkëpunimin me institucionet për realizimin e projekteve që për qëllim kanë përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...