Fatmir Limani zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Besa

-

Fatmir Limani, veprimtar i njohur dhe kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit për Komunën e Kërçovës, sot zyrtarisht u bë pjesë e Lëvizjes Besa. Ai tha me këtë subjekt politik e kanë bashkuar synimet e përbashkëta, ndër të cilat lufta kundër korrupsionit si dhe ndërtimi i një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Limani tha kishte vendosur që të mos krijojë subjekt të ri politik për të mos sjellë përçarje të votës së shqiptarëve, shkruan Alsat.

“Arsyeja e vetme dhe kryesore që bëhem bashkë me një nga subjektet politike të opozitës  është që mos shkaktohet edhe një përçarje tjetër e votës shqiptare. Qëllimi i kyçjes time në politikë, konkretisht në Lëvizjen Besa nuk është për të ndërtuar karrierë politike, por për të ndërtuar një gjeneratë të re politikanësh ku profesionalizmi do të jetë çelësi kryesor I ngritjes dhe zhvillimi të tyre në karrierë. Unë vendosa që kyçje time në politikë ta bëj duke forcuar faktorin opozitar”, tha Fatmir Limani.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, tha se ky është hapi i parë në forcimin e strukturave të kësaj partie, para kongresit që do të mbahet  në mars. Megjithatë, nuk shpalosi të dhëna nëse janë në bisedime me individë të tjerë që mund të kenë shfaqur interes për të iu bashkuar kësaj partie politike.

 

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...