Ministri Sali thirrje laboratorëve: “Ulni çmimet e testeve për Covid-19”

-

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se sipas të dhënave ditore pandemia në vendin tonë jep shenja qetësimi, me zvogëlim të përditshëm të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital dhe se nuk ka nevojë për masa konkrete ndaj laboratorëve. Ndaj ai, vetëm u bëri thirrje atyre që të marrin masa dhe të ulin çmimet e testimit për kovid.

Ministri Sali thotë se është iniciuar një takim me të gjitha instancat që ndikojnë në çmimin përfundimtar të testeve të kovid dhe pret përgjigje pozitive, mirëkuptim dhe gatishmëri për uljen e këtyre çmimeve.
“Ka më shumë palë të interesuara – importuesit, shitësit me shumicë, laboratorët dhe Fondi Shëndetësor dhe ne jemi në kontakt me Fondin përmes të cilit kontaktojmë importuesit dhe shitësit me shumicë”, tha Sali.

Bekim Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse po bëhet diçka për të ulur këtë barrë mbi qytetarët, duke qenë se testet e Kovidit në laboratorët private kanë çmime të larta dhe a ka mundësi që shteti të marrë përsipër menaxhimin e këtyre laboratorëve si në disa vende, ai tha se nuk ka nevojë për masa konkrete për laboratorët, vetëm apeloi që të marrin masa dhe të ulin çmimet e testimit.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...