‼️Qeveria e miratoi Programin e reformave ekonomike (PRE 2022 – 2024), propozuar nga Ministria e Financave.
📍 Fokusi do të jetë në:
✅nxitjen e tranzicionit të gjelbër
✅përforcimin e kapitalit njerëzor
✅përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve vendore
✅integrimin e tyre në zinxhirët e vlerave globale dhe
✅formalizimin e ekonomisë.
👉PRE 2022-2024 përfshin 20 masa reformuese që lidhen me zbatimin e Sistemit Inteligjent të Transportit përgjatë Korridorit 10, zvogëlimin e ekonomisë joformale, me ç’rast Ministria e Financave zbaton masat e përcaktuara në Planin aksional për zvogëlimin e ekonomisë gri.
📌Ky dokument strategjik është pjesë shumë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në BE.