Ali Ahmeti përkujton Zahir Pajazitin me shokë

Shkup, 31 janar – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot përkujtoi heronjtë kombëtarë Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, të cilët në ditën e sotme para 25 vjetësh, dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“ Pushkët e lirisë dhe rënia heroike e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut 25 vjet më parë ishin kushtrim lirie që i dhanë shpirt e forcë edhe më të madhe qëndresës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Flakadani i atdhedashurisë së tyre qëndron i pashuar ndër ne dhe mbi themelet e sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve qëndron sot e lirë dhe krenare Kosova jonë. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit”!”, ka shkruar Ali Ahmeti në faqen e tij në Facebook.