Kuvend, takime për modelin me një njësi zgjedhore

-

Në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja ka filluar takime me partitë politike rreth propozim-ndryshimeve të partive më të vogla për sistemin zgjedhor me një njësi, shkruan Alsat.

Sipas partisë opozitare, diskutimet duhet të vazhdojnë për t’u gjetur zgjidhja më e mirë ligjore.

Koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski tha po ashtu se në koordinimin e rregullt ka kujtuar partitë parlamentare se duhet të diskutojnë rreth propozimit të tyre për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike.

“Partitë politike janë me ide të ndryshme dhe në fund erdhëm në përfundimin se ky proces duhet të fillojë në drejtim të demokratizimit të shtetit. E shohim se krijohet klimë për këtë çështje dhe procesi do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Sigurisht me hapjen e temës, me vendosjen e ligjit në komision dhe më pas në seancë plenare do të kihet mundësi që të bisedohet për të, të përdoren analizat krahasuese për atë se a do të duhet dhe sa do të duhet të jetë pragu dhe si të vazhdojë i gjithë procesi i kësaj zgjidhje ligjore”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Lajmet e fundit

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...
- Advertisement -

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...