Kyçyk: Qeveria e re bullgare filloi një proces të mirë të afrimit me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Re në Sofje arrit të fillojë një proces të mirë i cili synon t’i afrojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ta shikojë perspektivën historike, ndërsa në të njëjtën kohë ta shikojë edhe perspektivën në BE.

Këtë për kanalin TV Nova bullgar e bëri të ditur Ilhan Qyçyk, bashklkryesues i Partisë Liberale ALDE, dhe raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Kuçukut, ka tension historik, por jo edhe në planin politik. Ai tha se ka punuar me këta njerëz për shumë vite dhe tashmë e ka besimin e tyre. Marrëveshja mes dy vendeve nga viti 2017, thotë, e ka hapur rrugën euroatlantike për Maqedoninë e Veriut.

I pyetur nëse beson se Bullgaria duhet të heqë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë së veriut me BE-në, ai tha s beson se Bullgaria duhet në mënyrë aktive të punojë brenda rregullave të dakorduara mes të dyja vendeve fqinje.

“Do të jetë një lëshim i madh i politikës së jashtme bullgare nëse e lejojmë këtë luks-Shqipëria të fillojë proces të negociatave, ndërsa Maqedonia e Veriut të lihet anash”, tha Ilham Kuçuk.