Rreth orës 5 të mëngjesit një ruse arrestohet në Tetovë!

Sot, në ora 04:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë është arrestuar një shtetase nga Rusia me iniciale L.N.U, 32 vjeçare.

Siç qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, rusja është arrestuar “për shkak të qëndrimit ilegal”.

“Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.