Bekteshi: Fillim i shkëlqyeshëm për ndarjen e ideve me Bullgarinë në fushën e ekonomisë

Sot është zhvilluar takimi i parë i grupeve të punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacion mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njofton Indeks.mk

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmes një njoftimi zyrtar, ka thënë se ky është një fillim i shkëlqyeshëm për këmbimin e ideve që i afrojnë dy vendet në disa fusha të ekonomisë dhe do të mundësojnë realizimin e masave nga të cilat do të përfitojnë më shumë qytetarët e të dy vendeve.

Ai njoftoi se është hapur një dialog konstruktiv mes dy grupeve, i cili sipas Bekteshit në periudhën e ardhshme do të kontribuojë në rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

“Me Bullgarinë ne jemi të interesuar të shkëmbejmë informacione mbi politikat dhe masat për të mbështetur konkurrencën e industrisë bazuar në njohuritë dhe inovacionet, industrinë 4.0, ndërkombëtarizimin, transformimin digjital dhe promovimin e agjendës së gjelbër. Inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet grupimeve dhe odave, inkurajim dhe masa për qasje më të mirë në financa dhe masat për shfrytëzim të suksesshëm të fondeve evropiane HORZONT, Programi i Tregut të Vetëm e të tjera”, thotë Bekteshi.

Ai shtoi se do të krijohet edhe mundësia për aplikime të përbashkëta të projekteve evropiane që kanë të bëjnë me zhvillimin institucional dhe masat për mbështetje më efikase të sektorit të biznesit.