Nase Ziberi: Gjyqësori bashkëpunon më së paku me Avokatin e Popullit

Janë mbushur një vit nga emërimi i Naser Ziberit në pozitën e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut, i cili në një intervistë për “Slobodna TV”, ka thënë se ky vit ka kaluar shumë shpejtë dhe me sfida të shumta. Rrethanat e pandemisë, sipas tij, ka bërë që të ketë më  pak ankesa nga qytetarët.

“Ka një atmosferë pozitive për ndryshim, por tendenca e ristrukturimit të institucioneve është e ngadaltë. Nuk mjafton vetëm legjislacioni që kemi, por nxitja e nevojshme për njerëzit që po zbatojnë reformat”, ka thënë N.Ziberi

“Ka një atmosferë pozitive për ndryshim, por tendenca e ristrukturimit të institucioneve është e ngadaltë. Nuk mjafton vetëm legjislacioni që kemi, por nxitja e nevojshme për njerëzit që po zbatojnë reformat”, ka thënë N.Ziberi.

Sipas tij, çdo reformë që kërkon ndryshim sjelljeje është e vështirë. Këtu përfshihet gjyqësori dhe prokuroria, të cilat e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimin.

“Futja e vlerësimit të gjyqtarëve, llogaridhënies para Këshillit Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorëve Publik shkakton tension në vetë institucionin dhe ka përpjekje për ta shtyrë atë”, theksoi mes tjerash Ziberi.

Sipas tij, gjykatat dhe gjyqtarët janë në krye të perceptimit të përhapjes së korrupsionit në vend, si dhe ndër më pak bashkëpunuesit me institucionin e Avokatit të Popullit.