Taravari: Nëse nuk kandidon Sela, mund ta shqyrtoj kandidimin

Sekretari i përgjithshëm i  Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe kryetar komune i Gostivarit, Arben Taravari, gjatë një prononcimi për media ka folur rreth kongresit të partisë që pritet të mbahet më 27 mars të këtij viti të partisë dhe kush do të jetë kryetari i ardhshëm i ASH-së.

Ai ka mohuar ambiciet e tij për kryetar, por në rast se nuk kandidohet kryetari aktual, Ziadin Sela, do ta shqyrtojë mundësinë për t’u kandiduar.

“Në parim unë mendoj se zotëri Sela duhet të vazhdojë, por jemi duke e diskutuar me zotëri Selën se si e ka planin më tej. Nëse nuk kandidohet edhe mund të shqyrtohet”, tha Taravari.

Ndryshe, ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të ASH-së, por në media ditë më parë u shpërnda lajmi se kryetari aktual, Ziadin Sela nuk do të kandidohet më për kryetar partie.