Akuzë për babë e birë nga Gostivari, rrahën një person për vendparkim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike – Gostivar ngriti aktakuzë kundër një djaloshi 34 vjeçar dhe babait të tij 64 vjeçar nga Gostivari, të cilët akuzohen për vepër penale “Dhunë”, sepse fizikisht e kanë sulmuar një person për një vendparkim.

Dhunën brutale e kanë kryer më 01.10.2021, kur fizikisht kanë lënduar një person dhe në opinion kanë shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, kërcënimit dhe frikës.

Siç informojën nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dëmtuari, në ditën kritike, ka arritur me automobil para shtëpisë së tij dhe ka dashur të parkohet, por vendi i parkimit ishte i zënë.

“Ai ka filluar ta shtypë sfirenën e automobilit që të largohet automjeti i parkuar, por në atë moment ka dalë i akuzuari i parë dhe ka filluar debati verbal me ton të lartë. Menjëherë pastaj i akuzuari fizikisht e ka sulmuar të dëmtuarin, duke e goditur në pjesën e kokës dhe fytyrës. Kur arriti edhe i akuzuari i dytë e ka kapur të dëmtuarin për të dy duart, dhe i akuzuari i parë ka vazhduar me goditjet”, qëndron në kumtesën e PP-së.

I dëmtuari ka marrë lëndime trupore – shtypje në kokë dhe në krahun e majtë, si dhe mavijosje në fytyrë.